Domi: Disiplina e Longos, çelësi i suksesit të Kukësit
Fluturim Domi, 21-vjeçari kuksian, ishte krah trajnerit Longo në konferencën për shtyp para sfidës me Laçin. Në ndeshjet e fundit është aktivizuar titullar, duke treguar potencial në fazën sulmuese.
“Për aktivizimin në formacionin bazë duhet të falënderoj trajnerin, ai më sheh çdo ditë në stërvitje dhe vendos se cili duhet të luajë. Unë jam i lumtur që po luaj, sepse jam ende i ri. Kam ende kohë për të dhënë më të mirën time.”
Forca e Laçit: “Laçi ka një ekip shumë të mirë dhe lojtarë të shpejtë në sulm. Ne do të bëjmë punën tonë dhe shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv.”
Emocionet: “Për të qenë i sinqertë, në ndeshjet e para kisha emocione, por kam pasur besimin e presidencës dhe të stafit. Vetë presidenti na takoi para ndeshjes me Kastriotin dhe na mbështeti të gjithëve, sepse nuk jam vetëm unë futbollist i ri te Kukësi.”
Vlerësimi për Longon: “Të punosh me trajnerin Longo do të thotë të kesh disiplinë të fortë taktike. Mendoj se është çelësi I suksesit.”



