Donnarumma: Rivaliteti me Navasin më shqetëson, por situata do të zgjidhet
Përvoja e Gigio Donnarummas te PSG nuk ka nisur ashtu siç e priste ish-“gardiani” i Milanit. Disa muaj pas transferimit në “Parc des Princes”, futbollisti më i mirë gjatë “Euro 2020” e pranoi se nuk mund ndihet mirë me situatën që po kalon.
“Qëndrimi në stol më bën të ndihem keq, më shqetëson edhe rivaliteti me Navas. Kjo çështje do të zgjidhet shpejt, për këtë jam i bindur.”
Në verë ai u largua nga Milani për një aventurë të re profesionale, për një skenë si protagonist në ekipin e ëndrrave të krijuar nga PSG dhe për të fituar Championsin. Megjithatë, Donnarumma jo vetëm që aktualisht fiton më pak se sa i kishin propozuar kuqezinjtë (me mundësi rritjeje), por mbi të gjitha luan shumë më pak se sa pritej.
“Tek Milani isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi dhe nuk është e lehtë. Rivaliteti me Navasin më shqetëson, por nuk ndikon në performancën time.”



