Ligue 1

Donnarumma s’tremb më asnjë sulmues/ Tjetër gafë, pëson gol pas 120 sekondave (VIDEO)

PSG e mbylli 3-3 takimin jashtë fushë ndaj Strasbourgut. Kylian Mbappe realizoi tre gola për kampionët e Francës, teksa gabuan italianët Gigio Donnarumma te goli i parë dhe Marco Verratti, autor i një autogoli.

Strasbourg e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh pas 120 sekondave lojë. Kevin Gameiro u nis bukur në krahun e djathtë dhe tundi rrjetën përballë titullarit të kombëtares italiane.

Donnarumma pësoi gol në shtyllën e tij, duke konfirmuar edhe njëherë që është shumë larg nivelit dhe rendimentit që ka shfaqur me Italinë dhe Milanin. E disata herë që 23-vjeçari gabon, shenjë që nuk është përshtatur aspak në Ligue 1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency