Kategoria Superiore

Dorëheqja e Shehit dhe kontestimi i tifozëve, reagon Skënderbeu!

Në orët e fundit në median e shkruar është folur shumë për një largim të mundshëm të Orges Shehit nga stoli i Skënderbeut pas 3 humbjeve radhazi që ka pësuar skuadra korçare në kampionat. Është thënë që Shehi u ka paraqitur dorëheqjen e tij drejtuesve të Skënderbeut por ata nuk e kanë pranuar, por për të përgënjeshtruar këto zëra ka menduar vetë klubi bardhekuq që ka dalë me një postim në faqen zyrtare.

Postimi i plotë i Skënderbeut:

Të dashur tifozë, sportdashës dhe ndjekës të Skënderbeut, duke marrë shkas nga situata e krijuar, aludimet pa fund të mediave dhe mosbesimin e shfaqur karshi ekipit:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dorëheqjen e stafit teknik me në krye trajner Orges Shehi, i cili ka besimim tonë maksimal për të vijuar punën dhe projektin e klubit.

Fatkeqësisht ekziston një tendencë nga qarqe të caktuara mediatike për të përçarë ekipin dhe tifozët duke përfituar nga ky moment i vështirë.

Ju sigurojmë se asnjë vendim nuk cënon ecurinë e klubit ndryshe nga çfarë shkruhet. Stafi dhe lojtarët kanë kontrata bashkëpunimi me klubin të cilat janë respektuar dhe do të respektohen në masën 100%. Stafi dhe lojtarët kanë qetësinë e duhur për të punuar dhe për tu rikthyer tek rezultatet pozitive si dhe kanë mbajtur përgjegjësi maksimale për rezultatet negative të arritura gjatë 4 javëve të fundit duke premtuar kalimin e kësaj situate të vështirë.

Na vjen keq që me anë të rezultateve negative, kemi krijuar këtë frymë mosbesimi tek tifozët karshi ekipit dhe klubit. Duke kërkuar ndjesë për rezultatet zhgenjyese të javëve të fundit, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Me qetësinë që prej pothuajse një dekade karakterizon klubin tonë dhe duke mbështetur njëri-tjetrin do e kalojmë edhe këtë moment delikat për të vijuar rrugën tonë drejt sukseseve të tjera.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency