Dorëzohet flamuri për Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria përfaqësohet me një skiator
Shqipëria përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, teksa mbrëmjen e sotme organizohet ceremonia e dorëzimit të flamurit për ekipin shqiptar. Në këtë Lojëra Olimpike, Shqipëria do të përfaqësohet nga vetëm një sportist, teksa fjala është për skiatorin me shumë potencial, Denni Xhepa.
18-vjeçari do të provojë të përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme Shqipërinë dhe flamurin kuqezi teksa kompeticioni në Beijing do të nisë më datë 4 shkurt dhe do të përmbyllet më datë 20 shkurt.
Vlen të theksohet se në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe personalitete si Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi apo edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



