Futboll

Dorëzohet UEFA, VAR edhe në Champions e Europa League

UEFA më në fund ka vendosur që edhe në Champions league të implementohet sistemi i asistencës video të gjyqtarëve, i quajtur ndryshe VAR. Megjithatë kjo risi sa i përket aktivitetit më të madh të klubeve në Europë, do të fillojë nga faza çerekfinale.

Në sezonet e shkuara futbollistike sistemi VAR u testuar në Bundesligën gjermane, në Serinë A në Itali, por edhe në finalet e kampionatit botëror “Rusi 2018” në këtë verë.

Pas një sondazhi të bërë, rreth 75% mendojnë se sistemi VAR ndihmon në përmirësimin e standardit të gjykimit. Komiteti i UEFA-s do të miratojë përdorimin e këtij sistemi në mbledhjen që do të zhvillojë javën e ardhshme në Monako, ndërsa vendimi përfundimtarë merret në fund të muajit shtator.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency