Dortmund në ndjekje të talenteve, i fundit është një kanadez!
Borussia Dortmund ka politikë të qartë në merkato, është gjithmonë në gjurmë të talenteve shpërthyes në Europë. Emri më I fundit që ka tërhequr interesimin e klubit gjerman është talenti kanadez, i cili në sezonin e parë me Gent po shkëlqen me 9 gola e 1 asist në 26 ndeshje. David është vetëm 19 vjeç ndërkohë që kaluajtur edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen e Kanadasë dhe tashmë në verë mund të bëjë hapin e madh në karrierë duke firmosur për gjigandët e Bundesligës.



