Bundesliga

Dortmund “ngec” në Frankfurt, Thuram i jep fitoren B. Munchengladbach

Borussia e Dortmundit ndalet sërish, teksa nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ndonëse arriti të kalojë dy herë në avantazh.

Aksel Witsel kaloi në avantazh verdhezinjtë në minutën e 11’, pasi mori një asist nga Thorgen Hazard, por Eintracht riktheu baraspeshën pak para fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit portugez Andres Silva.

Talenti Jadon Sanchez shënoi në minutën e 66’ golin e dytë për skuadrën e Borussias së Dortmundit, por mesfushori Delaney shënoi një autogol të pafat në portën e tij dhe bëri që sfida në mbyllej në barazim 2-2.

Ndeshja tjetër e Bundesligës ditën e sotme, ajo mes Borussias së Munchengladbach dhe Dusseldorfit përfundoi me fitoren e vendasve 2-1. Dusseldorfi kaloi në avantazh me anë të Kasim në minutën e 6’, por Munchengladbach përmbysi gjithçka në 20 minutat e fundit, pas dy golave të shënuar nga Marcus Thuram.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency