Dortmund ‘shqetëson’ Interin për Martinezin, ofron 40 milionë euro
Ndonëse trumbetohet si fakt i kryer, transferimi i Lautaro Martineszit te Interi, Borusia e Dortmundit nuk ka ndërmend t’i besojë këtyre zërave.
Klubi gjerman është prezantuar me një ofertë prej 40 milionë eurosh për të transferuar sulmuesin e Racingut në Dortmund, duke filluar nga vera e ardhshme.
Mediat argjentinase raportojnë se drejtuesit e Racingut janë tunduar nga oferta e gjermanëve, por tashmë duket se vendimtare do të jetë dëshira e sulmuesit, për të zgjidhur se ku dëshiron të luajë.



