Bundesliga

Dortmundi “blindon” mbrojtjen, pas Sule, firmos edhe me talentin 22-vjeçar gjerman

Me 50 gola të pësuar dy javë para fundit të kampionatit, Borussia e Dortmundit e ka kuptuar se pikërisht mbrojtja është “thembra e Akilit”, ndaj nuk po arrin të thyejë hegjemoninë e Bayernit të Mynihut në Bundesligë.

Pikërisht për këtë arsye, verdhezinjtë kanë lëvizur për të përforcuar repartin e prapavijës dhe pa nisur ende mirë merkatoja, kanë firmosur me dy qendërmbrojtës që pritet të ngrenë murin para portës.

I pari ishte Niclas Sule, i cili refuzoi rinovimin me Bayernin e Mynihut dhe firmosi me Borussian, të cilës do t’i bashkohet këtë verë me parametra zero.

Tjetri është Nico Schlotterbeck, mbrojtës 22-vjeçar i Freiburgut, që pasditen e të hënës firmosi kontratë deri në verën e 2027-ës me Borussian e Dortmundit. Gjermani është një nga më të talentuarit në rolin e tij dhe ka debutuar tashmë edhe me përfaqësuesen e tij.

Por a do të mjaftojnë këto dy blerje për të spostuar ekuilibrat dhe për të shkurorëzuar Bayernin e Mynihut?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency