Merkato

Dortmundi e gjen te Salzburgu pasuesin e Haaland!

Borussia e Dortmundit kërkon ta gjejë pikërisht te Salzburgu pasuesin e Erling Haaland i cili me shumë gjasa do të largohet verën e ardhshme. Nga kampionët e Austrisë, gjermanët morën norvegjezin dhe nga po nga Salzburgu tashmë kërkojnë të firmosin me një talent gjerman. Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, Dortmund ka arritur akordin me talentin e Salzburg Karim Adeyemi që 19-vjeçari të bëhet pjesë e verdhezinjëve që nga vera e vitit 2022.

Megjithatë mungon ende akordi me Salzburg pasi klubi austriak kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë 19-vjeçarin ndërkohë që Dortmundi për momentin ofron 35 milionë euro, diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e ulët dhe gjuha e përbashkët mund të gjendet shumë shpejt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency