Dortmundi i fiksuar pas talenteve britanikë, gati të rrëmbejë një tjetër!
Pasi rrëmbeu talentin Sancho nga klubet e mëdha angleze, Dortmundi do të tentojë një tjetër operacion të ngjashëm në verë. Kieran Tierney është një nga zbulimet e këtij sezoni dhe në garë për mbrojtësin e Celtic janë Arsenal, Manchester United dhe Tottenham por së fundmi është Dortmundi që ka hyrë në garë, gati me një ofertë konkrete. 30 milionë euro është shifra që po josh drejtuesit e Celtic për 21-vjeçarin i cili është bërë edhe titular i padiskutueshëm në kombëtaren skoceze.



