Dortmundi i prish punë Milanit, për Saint-Maximin
Prej muajsh Allan Saint-Maximin është në orbitën e Milanit dhe dëshiron kuqezinjtë si destinacionin e ardhshëm. Leonardo e admiron sulmuesin e Nice që këtë sezon ka shënuar 6 gola e ka dhënë 4 asiste por paqartësia për stolin e skuadrës dhe dështimi në garën për një vend në Champions League do ta rrezikonin një operacion të tillë. Eshtë Dortmundi që ka nisur sondazhet e para për lojtarin të cilin e njeh mire Lucien Favre pasi e ka drejtuar te Nice dhe në fund të sezonit do të tentojë seriozisht blerjen e 22-vjeçarit.



