Futboll

Dortmundi për kthesën me Mainzin, Chelsea para provës Huddersfield

Futbolli në Supersport nuk ndalet as këtë të martë, me disa ndeshje interesante nga kampionati anglez, ai gjerman, Seria A dhe nga Kupa e Italisë. Transmetimet nisin në orën 18:00 në kanalin Eurosport 2 me sfidën mes Wolfsburgut dhe Liepzugut për javën e 16-të të Bundesligës. “Ujqërit” presin në “Volkswagen Arena” forcën e dytë të kampionatin, me objektiv fitoren e radhës në shtëpi, për t’iu afruar sa më shumë zonën europiane. Nga ana tjetër, nënkampionët e Bundesligës nuk duan të humbasin me Bayernin, që kryeson me 8 pikë më shumë.

Po nga Bundesliga, dy orë më pas, do të nisë Mainz – Dortmund, me verdhezinjtë që duhet të reagojnë pas humbjes në shtëpi me “Verderin, por pa trajnerin holandez Peter Bosz stol, i shkarkuar për rezultate të dobëta. Edhe kjo ndeshje vjen për të apasionuarit e futbollit gjerman nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Nga Premier League, që luan tri përplasjet e para të javës së 17-të, në Supersport 2 do të transmetohet Huddersfield – Chelsea, me skuadrën e Antonio Contes që do të kërkojë të harrojë sa më shpejt disfatën në transfertë me West Hamin, për të barazuar me pikë, të paktën provizorisht, Manchester United.

Seria A ndërkohë do të rikuperojë ndeshjen e prapambetur Genoa – Atalanta, që do të transmetohet në Supersport 2, në orën 19:00. Një mundësi e mirë për bregamaskët, ku luan titullar në portë Etrit Berisha, për t’iu kthyer pretendimeve për zonën europiane.

Ndërkohë, do të zbresë në fushë edhe Interi, që pret skuadrën modeste të Pordenonës në Kupën e Italisë. Për shkak të diferencave të mëdha, trajneri Luciano Spalletti prite të bëjë ndryshime të shumta në formacion, për të lënë pushim disa titullarë. Ky takim do të nisë në orën 21:00 në Supersport 3.

 

 

Wolfsburg-Leipzig            18:30   Eurosport2

Genoa-Atalanta                 19:00   Supersport2

Mainz-Dortmund              20:30   Eurosport2

Huddersfield-Chelsea      21:00   Supersport2

Inter-Pordenone               21:00   Supersport3

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency