Bundesliga

Dortmundi, ruan hapin e Frankfurtit, shpreson ende te Championsi!

Borussia e Dortmundit ndoqi hapin e Frankfurtit dhe Wolfsburgut duke ruajtur ato pak shanse që ka për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Në Signal Iduna Park, verdhezinjtë e Edin Terzic mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Union Berlin në një ndeshje të dominuar nga Dortmundi, sukses që e ngjiti Borussian në kuotën e 52 pikëve, 4 më pak se Frankfurti i vendit të 4-t. Pas 25 minutash lojë Dortmundi fitoi një 11-metërsh me Marco Reus, penallti të cilën Haaland e shpërdoroi, por edhe pse portieri i Union Berlin Luthe e ndali në dy tentativa sulmuesin norvegjez nuk mund të bënte asgjë në goditjen e Reus që rezultoi e treta e vërteta për Dortmundin me kapitenin që i dha avantazhin skuadrës së tij. Verdhezinjtë e menaxhuan mirë avantazhin dhe kërkuan golin e dytë me qetësi, gol të cilin e gjetën shumë vonë pikërisht në minutën e 88-të me anësorin portugez Raphael Guerriero i shërbyer nga Julian Brandt. Mungoi në këtë sfidë goli i Haaland por paraqitja e norvegjezit ishte për t’u vlerësuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency