Champions League

Dortmundi s’bën blof, i shënon tri herë Copenhagenit

Borussia e Dortmundit e pati të thjeshtë sfidën e parë në Grupin G të Champions League, përballë Copenhagenit. Verdhezinjtë shënuan tri herë në portën e skuadrës daneze, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, edhe pse në fund miqtë realizuan golin e nderit, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

E zhbllokoi takimin Reus në minutën e 35-të i shërbyer nga Brand, ndërsa shtatë minuta më vonë Guerreiro u asistua nga Reyna për golin dytë. Bellingham i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 83-të, duke mbyllur përfundimisht llogaritë me Copenhagenin.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency