Dortmundi synon të kthejë në “Signal Iduna Park” Michy Batshuayi
Drejtuesit e Borussia Dortmundit dëshirojnë të rikthejnë në skuadër Michy Batshuayi dhe për këtë kanë nisur menjëherë bisedimet me Chelsea-n, që zotëron kartonin e 25-vjeçarit. Belgu aktualisht po aktivizohet në formë huazimi te Crystal Palace, por nuk po arrin të ambientohet me ekipin e drejtuar nga Roy Hodgson, ku në 11 ndeshje të luajtura ka shënuar vetëm 3 gola. Shumë larg performancës së një viti më pare, ku me fanellën e gjermanëve shkëlqeu duke realizuar 9 gola në 14 sfida.



