Bundesliga

Dortmundi, vetëm një pikë në transfertë me Herthan

2017-a nuk sjell ende fitoren e parë për Borussian e Dortmundit, që mori barazimin e dytë radhazi në kampionët pasi ndau pikët në Berlin ndaj Herthën. Në “Olimpiastadion” sfida u mbyll në barazim 1-1, me verdhezinjtë që duket se kanë marrë imazhin e trajnerit të tyre të ri Peter Stoger, duke qenë pragmatistë përpara portës e duke krijuar pak. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa gola, me Herthën që pati mundësitë më të mira me Lazaron dhe Stark në minutat 30’ dhe 33’. Në fillimin e pjesës së dytë berlinezët morën epërsinë e merituar me Lazaron, që iu vodh mbulimit të mbrojtjes, duke i dhënë avantazhin të tijve. Epërsia e bardhebluve zgjati deri në minutën e 71-të, kur Sancho shërbeu në shtyllën e dytë për Kagawan, që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë për golin e 1-1. Deri në fund dy skuadrat nuk krijuan shumë, me Dortmundi që ruan vendin e 3-të për momentin, por duke patur një sfidë më shumë se ndjekësit, ndërsa Hertha me 25 pikë pozicionohet në vendin e 11-të, me një epërsi sigurie nga zona e ftohtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency