Kupa e Shqipërisë

Dovedan: Duhej të shënonim më shumë, tani të mendojmë për Vllazninë

Në fundjavë Bylisi u rikthye te fitorja në kampionat teksa mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0, ndërsa me të njëjtat shifra triumfoi edhe sot në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë përballë Skënderbeut.

Trajneri i ballshiotëve Veljko Dovedan deklaroi se skuadra e tij mund të kishte shënuar më shumë dhe të kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit, ndërsa bëri thirrje që tani të mendohet për ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë.

“Bëmë një ndeshje të mirë, por humbëm shumë raste dhe më vjen keq që shënuam vetëm një gol. Tani kualifikimi është tërësisht i hapur dhe do na duhet të djersijmë shumë edhe në ndeshjen e kthimit. Megjithatë duhet të mendojmë për kampionatin, pasi ndeshjen e ardhshme e kemi përballë Vllaznisë, një kundërshtar i fortë dhe i vështirë”, tha Dovedan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency