Kategoria Superiore

Dovedan: Goli i parë shokues, mbijetesa e vështirë, por do të luftojmë

Trajneri i Bylisit, Dovedan, shpreh keqardhjen për mënyrën se si nisi sfida me Partizanin. Ai gol i shpejtë I të kuqve kushtëzoi vazhdimësinë e lojës së ballshiotëve.

“Ishte një shok mënyra se si e pësuam, aq shpejt. Luanim ndaj një ekipi shumë të fortë si Partizani. Kampionati është i vështirë dhe ne do të luftojmë fort deri në fund.

Rasti i Anthony-t ishte ideal për t’u futur në lojë. Për fat të keq, nuk shënoi dhe më pas shkoi si shkoi. Mbijetesa varet nga ne. Nëse pësojmë gola të tillë, atëherë është e vështirë.

Edhe me Kastriotin pësuam shpejt. Kjo tregon shumë gjëra. Partizani ishte shumë mirë dhe nuk na la të shkonim me forca të shumta në sulm”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency