Dovedan: Tirana e fortë, do të ketë luftë deri në fund
Si gjithmonë, konciz në fjalën e tij pas ndeshjes, trajneri i Bylisit, Dovedan, u shpreh u kënaqur me pikën e fituar ndaj Tiranës.
“Jam i kënaqur me skuadrën, mund të fitonim edhe ne, dhe Tirana. Për mua Tirana është një ndër ekipet më të mira në Shqipëri. Do të bëhet luftë deri në fund, mes kundërshtarëve. Rrezikuam pak në pjesën e dytë”.
Spikati në këtë takim portieri i Bylisit, Pano Qirko, një ish-futbollist bardheblu.
“Tirana është një ekip i madh, ka një sulm shumë të mirë. Me pozitën ku jemi, dihet që Tirana do të sulmonte. Ne ishte e rëndësishme që të merrnim pikë. Kjo është e rëndësishme për ne që edhe në ndeshjet në vijim të kemi pikët tona. Tiranën e vlerësoja si ndeshje të radhës, nuk kam asgjë, e respektoj si ekip që kam qenë, unë bëj punën time.
Pikët ndaj Skënderbeut ishin shumë të rëndësishme, por futbolli kështu është, do Zoti, i kompesojmë këto pikë në ndeshjet e ardhshme”.



