MotoGP

Dovizioso befason Marquez, i merr fitoren në kthesën e fundit

Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë duke rigjetur suksesin në Moto Grand Prix që i mungonte që nga gara e parë sezonale. Italiani i Ducatit zhvilloi një garë vërtetë të shkëlqyer duke mbajtur nga fillimi deri në fund ritmin e kryesuesit të klasifikimit të përgjithshëm Marc Marquez dhe duke bërë surprizën ndaj spanjollit pikërisht në kthesën e fundit, me Dovizioson që e parakaloi pak para finishit për t’i marrë kreun. Megjithatë pavarsisht fitores, Dovi nuk ja cënon aspak vendin e parë në klasfikimin e përgjithshëm kampionit në fuqi të botës i cili po shkon drejt një tjetër titulli. Një paraqitje fantastike bëri edhe Quartararo me Yamaha Petronas pasi u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit ndërkohë që Valentino Rossi iu afrua shumë vendit të tretë por në fund nuk e arriti dot. Maverick Vinales dhe Alex Rins kompletuan 6-shen e parë. Me këtë sukses të Doviziosos, diferenca mes tij dhe Marquez u ngushtua në 58 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency