Drejtoi Dinamon për dy ndeshje, trajneri italian rinovon me Kombëtaren
Francesco Moriero provoi një aventurë të shkurtër te Dinamo (3 janar-1 mars 2021), duke qëndruar në stolin e 18 herë kampionëve të Shqipërisë për vetëm dy ndeshje.
Ish-mesfushori i kombëtares italiane, i cili luajti me skuadra si Interi, Roma dhe Napoli, mori drejtimin e kombëtares së Maldiveve në tetorin e vitit të kaluar.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maldiveve janë të kënaqur me punën e 53-vjeçarit nga Lecce, të cilit i kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2024.




