Premier League

Drejtonte mjetin i dehur, ndalohet mesfushori i Chelseat

Mesfushori i Chelseat, Danny Drinkwater është arrestuar nga policia, pasi u përfshi në një incident rrugor, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi i dehur.

Ish mesfushori i Leicesterit ishte në një festë në Manchester, qytetin e tij të lindjes dhe pasi Range Roveri i tij u përfshi në incident, policia konstatoi gjendjen e dehur të 29-vjeçarit.

Drinkwater nuk bën pjesë në planet e Sarrit, ndërsa tashmë do të dalë para një gjykate lokale më 13 Prill, për të marrë edhe masën e tij të dënimit.

Nuk ka munguar as ironia me mbiemrin e mesfushorit (Drinkwater – Pi ujë), teksa të shumtë kanë qenë ata që kanë sugjeruar ta ndërrojë dhe të quhet Danny Drinkbeer.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency