Ligue 1

Drejtori Sportiv i PSG-së: Takohem çdo ditë me Mbappenë, s’më ka thënë gjë…

Te PSG-në tentojnë të minimizojnë çështjen “Mbappe”, që ka qenë temë e ditës jo vetëm në Francë. Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, duke folur për Canal Plus, ka mohuar kategorikisht zërat se “ylli” francez ka kërkuan largimin nga Parisi që në janar:

“Jam me Kylianin çdo ditë dhe ai kurrë nuk më ka folur për largimin e tij në janar. Jam këtu për të mohuar dhe për të thënë qartë se Mbappé nuk më ka kërkuar kurrë mua, apo presidentit, largimin nga PSG”.

Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Galtier, në konferencën për shtypin për ndeshjen me Benfikën, foli për marrëdhënien e tij me Mbappenë:

“Këto janë diskutime që i kemi shpesh. Shkëmbej mendime me të për ta qetësuar. Jemi shumë të ndjeshëm ndaj komenteve të tij, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency