Futboll

Drejtori teknik i Malagas, Gaspar: Bare kërkohet nga Espanyol, duam të blejmë Sadikun!

Drejtori teknik i Malagas, Manolo Gaspar konfirmon interesimin e Espanyol për Keidi Baren ndërsa nuk e fsheh dëshirën që klubi andaluzian ka për të blerë kartonin e Armando Sadikut nga Levante. Në një intervistë për mediat spanjolle drejtori teknik i Malagas u shpreh:

“E dimë për interesimin e Espanyol për Keidi Baren, normalisht që do të vendosim në të mirë të klubit. Kur të vijë oferta e duhur, do të vendosim. Për Sadikun, situata është shumë më e komplikuar. Ai do të rikthehet te Levante, ka dhe 1 vit kontratë me ata. Duhen bindur dy klube, me aq sa di unë ai do të shitet. Levante ka marrë oferta në dijeninë time, gjithsesi do të studiojmë me kujdes situatën e tij. Normalisht që dhe ne duam ta mbajmë këtu”, përfundoi Gaspar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency