Futboll

Drejtuesit e Gremios shkarkojnë trajnerin e fundit kampion bote me Brazilin

Luiz Felipe Scolari mbetet pa punë. Trajneri i njohur brazilian, kampion bote me “Seleçaon” në vitin 2002, shkarkohet nga drejtimi i Gremios në elitën e futbollit brazilian. Pas humbjes 1-0 përballë Santosit në javën e 25-të të kampionatit, drejtuesit e klubit me qendër në Porto Alegre vendosën shkarkimin e trajnerit veteran.   

Në orët e para të kësaj të shtunë, u zyrtarizua ndarja me ish-trajnerin e përfaqësueses së Brazilit. Scolari I ka shprehur mirënjohje klubit për mundësinë që i dha, duke deklaruar: “Do të vazhdoj të jem tifoz i Gremios, kam qenë dhe do të jem gjithmonë.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency