Kategoria Superiore

Drejtuesit ukrainas u nisën për të transferuar Tolin, por ndryshuan mendje në stadium!

Tirana ka humbur shërbimet e Ennur Totres me fantazistin që siç paralajmëron SuperSport ka gjetur gjuhën e marrëveshjes për t’u transferuar në skuadrën ukrainase të Vorskla Poltavës, me të cilët ka firmosur një kontratë trevjeçare nga e cila do të përfitojë 180.000 euro në sezon plus bonuse. në javën e ardhshme, 25-vjeçari do të udhëtoje drejt Ukrainës për të nisur edhe zyrtarisht aventurën e re në karrierë.

Sakaq, në arkën e Tiranës do të shkojnë 250.000 euro plus 50 të tjera në formën e bonuseve. Por, historia për Totren mund të ishte ndryshe pasi në fakt fantazisti nuk ishte në fokusin e ukrainasve.

Këta të fundit kishin udhëtuar drejt Shqipërisë në fundin e sezonit të shkuar ndërsa kishin për synim të ndiqnin nga afër Ardit Tolin. Por, ishte pikërisht Totre ai që tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Vorsklas duke lënë në hije Tolin dhe tashmë është pikërisht futbollisti maqedonas që ka përfituar një kontratë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency