Drenica prezanton mbrojtësin Përparim Osmani
Sot në ambientet e KF Drenica, është bërë prezantimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Osmani.
“31-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me klubin. Ish- anëtari i shumë skuadrave kosovare si, Besa, Prishtina e së fundmi Drita, për një vit do ta “djersitë” fanellën kuq e zi,” – shkruhet në njoftimin e kubit nga Skënderaj.




