Drita “bie” edhe në Podujeve, Liria tjetër fitore me vlerë
Drita pësoi një tjetër humbje në transfertën ndaj Llapit në Podujevë dhe tashmë mund të thuhet se mbrojtja e titullit kampion kthehet në mision të pamundur.
Gjilanasit e drejtuar nga Shpëtim Duro pësuan një gol në minutën e 41-të, me autor Alidemajn, dhe dolën kokë-ulur nga transferta ndaj Llapit. Këta të fundit, me këtë 3-pikësh konsolidohen në vendin e tretë dhe afrohen me Prishtinën kryesuese.
Fitore minimale 1-0 mori edhe Liria e Prizrenit,. që mposhti kryeqytetasit e Flamurtarit në stadiumin “Përparim Thaçi”, falë golit të shënuar nga Karahoda.



