Drita “fiket” në Mitrovicë, shumë e vogël për Malmon
Drita bëri historinë javën e kaluar, duke kaluar me sukses turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve, por fati nuk u tregua aspak bujar me të.
Gjilanasit u përballën me kampionët suedezë të Malmoe-s në eliminatoret e Champions Leagues, duke u mposhtur me rezultatin 0-3, që në sfidën e parë.
Në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës pati shumë pak histori, pasi suedezët vunë ndeshjen nën kontroll që në minutën e 13’, kur kaluan në avantazh, ndërsa deri në fund arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera.
Sfida e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Suedi, por tashmë është thuajse e sigurt që aventura e Dritës në Champions, do të përfundojë pas asaj ndeshjeje.



