Kosovë

Drita kryesuese nuk gabon, triumfon me “tris” ndaj Trepça ’89

Drita kreu detyrën përballë Trepça ’89, kundërshtar të cilin e mposhti 3-1, duke siguruar fitoren e dytë radhazi si ekip pritës. Muharrem Jashari zhbllokoi takimin në minutën e shtatë dhe Drita e mbylli në epërsi fraksionin e parë të ndeshjes.

Skuadra e Ardian Nuhiut e filloi mirë edhe pjesën e dytë. Besnik Krasniqi (penallti) dhe Ardit Tahiri realizuan golat e qetësisë për Dritën, ndërkohë që skuadra nga Mitrovica gjeti golin e nderit në shtesa me anë të Ardian Mujës.

Kjo ishte fitorja e shtatë në kampionatin dardan për Dritën kryesuese (24 pikë), që vijon të mbetet e pathyeshme në dhjetë javët e para. Diferenca me Ballkanin ndjekës është 6 pikë, por kampionët kanë luajtur tre ndeshje më pak.

BKT Superliga e Kosovës
Java e dhjetë

DRITA-TREPÇA ’89 3-1
(Jashari 7′, Krasniqi (pen) 54′, Tahiri 70′ / Muja 90+3′)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency