Drita mposht Llapin dhe kap kreun, Liria bie në Gjilan
Kampionati kosovar i futbollit ka vijuar sot me 2 takime të tjera të javës së 20, teksa ka spikatur fitorja e Dritës ndaj Llapit. Ndonëse në shtëpi, u dorëzua duke humbur me rezultatin minimal 0-1 dhe duke shpërdoruar mundësinë për t’u rikthyer në krye të renditjes.
Nga ana tjetër, Drita iu fal golit të Shabanit në fillim të pjesës së dytë dhe barazoi me pikë Prishtinën në krye të renditjes, me 36. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Dritën, ndërsa llapjanët pësuan humbjen e dytë rresht.
Liria e drejtuar nga trajneri Blendi Shkëmbi nuk arriti të marrë pikë në transfertën e vështirë ndaj Gjilanit. Vendasit fituan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Thaçit në minutën e dytë shtesë, që i dha 3 pikët gjilanasve.



