Lajme

Drita ruan hapin e Ballkanit, merr fitoren e 4-t radhazi, “buzëqesh” edhe Prishtina!

Një gol i Xhevdet Shabanit në minutën e 15-të i mjaftoi Dritës për të marrë fitoren e 4-t radhazi në IPKO Superligën e Kosovës dhe për të ndjekur hapin e Ballkanit kryesues. Gjilanasit edhe pse me shumë vështirësi regjistruan një sukses me shumë peshë në garën për titull, brenda në Mitrovicë ndaj një kundërshtari si Trepça ’89 që ka bërë mirë në këtë fillim sezoni. U rikthye te fitorja në kampionat edhe Prishtina që mposhti minimalisht në Fadil Vokrri me rezultatin 1-0 Arbërinë debutuese. Golin për kryeqytetasit e shënoi ish-lojtari i Skënderbeut dhe Kukësit Enis Gavazaj me 11-metërsh në minutën e 25-të. Përfundoi ndërkohë në barazim pa gola dueli në Pejë mes Besës dhe Drenicës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency