Drita “verbon” Ballkanin, fiton 1-2 me përmbysje në Therandë
Fitore e rëndësishme 1-2 e Dritës së Gjilanit në ndeshjen hapëse të javës së 21-të të IPKO Superligës së Kosovës në fushën e Ballkanit. “Intelektualët” arritën të përmbysnin epërsinë e vendësve në pjesën e parë me dy gola në fraksionin e dytë, duke ruajtur më pas me fanatizëm avantazhin në minutat e fundit të ndeshjes.
Jetmir Topalli i gjendur në vendin dhe kohën e duhur, pas një harkimi i Arbër Potokut u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të zhbllokuar sfidën.
Drita pati disa rast me Ardian Limanin (27’), Kyrian Nwabuezen (37’) dhe Liridon Lecin (39’) për të barazuar, por shkoi në dhomat e zhveshjes pa mundur të shënojë qoftë një gol. Rastin më të mirë për mysafirët e pati Përparim Osmani, i cili në minutën e 43-të goditi shtyllën.
Pas shumë përpjekjeve, Haxhi Neziraj realizoi i pari për bardhekaltrit në të 57-ën, pas një aksioni të rrjedhshëm. 20 minuta para përfundimit të takimit, kampionët arritën të dilnin në epërsi përmes Kyrian Nwabuezes, ku asistues ishte Xhevdet Shabani.
Me këtë fitore, Drita mbetet në pozitën e katërt të renditjes me 32 pikë, ndërsa Ballkani zë vendin e tetë me 27 pikë.



