Drita vijon përforcimin e skuadrës, prezanton talentin e ardhur nga Slaven Belupo
Skuadra kampione e Kosovës, Drita po përgatitet pr të luajtur në turet eliminatore të Ligës së Europës, ndërsa pasditen e sotme ka prezantuar afrimin e futbollistit të talentuar Festim Alidema.
I lindur në Gjilan dhe rritur te skuadra e Vllaznisë së Pozheranit, Alidema është pjesë e skuadrës kroate të Slaven Belupos, por palët kanë arritur marrëveshjen për huazimin një vjeçar të tij te Drita.
Lajmin e ka dhënë vetë klub i kampion, që raporton se skuadra vijon përgatitjet për ndeshjet e Europës dhe se me përforcimet që po bën, beson te një performancë dinjitoze.
Festim Alidema ka debutuar në IPKO Superligën e Kosovës me fanellën e Vllaznisë së Pozheranit dhe më pas u transferua te Llapi, ku ndenji vetëm një sezon, pasi Slaven Belupo e mori menjëherë në Kroaci.
Gjithsesi sulmuesi i djathtë 23-vjeçar luajti vetëm 5 takime në kampionatin kroat, pasi nuk arriti të shndërrohet në titullar dhe tani do të ketë mundësinë të aktivizohet rregullisht me Dritën, me shpresën që të rigjejë formën më të mirë dhe të rikthehet sërish te Slaven Belupo.



