Kombëtare

“Dua të fitoj sërish Botërorin”, Neuer: Ju tregoj kur do tërhiqem

Objektivat te Gjermania janë gjithmonë maksimalë. Kapiteni i “Pancerave”, Manuel Neuer foli sot në një konferencë për shtypin, aty ku lajmëroi edhe momentin kur do të tërhiqet nga kombëtarja gjermane, fanellën e së cilës e ka veshur 108 herë.

Mezi po presim të luajmë sërish me njëri-tjetrin në kombëtare. Këto janë miqësoret e para (Izrael, Holandë) në rrugën drejt Katar 2022. Ne duam të jemi të suksesshëm që në fillim për të vazhduar aty ku e lamë.

Do të jetë një verë e gjatë për ne, në Ligën e Kombeve nuk jemi mbuluar gjithmonë me lavdi, ky është shkaku pse duam të bëjmë më të mirën këtë radhë. Personalisht synoj të fitoj çdo titull të mundshëm.

Botërori i Katarit? Është e rëndësishme të prezantohemi në fillim ndryshe nga çfarë bëmë në Rusi 2018. Unë dua të fitoj sërish Botërorin”, deklaroi portieri, i cili bashkë me shokët e tij ngjitën Gjermaninë në majën e botës në 2014.

Në fund e ardhmja: “Nuk pretendoj të jem në portën e kombëtares pas vitit 2024, por për sa kohë të jem mirë do të jem këtu. Për mua është një nder i madh të jem pjesë e Gjermanisë dhe jam i lumtur që jam në këtë ekip”.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency