Merkato

“Duam Brojën në këmbim”, klubi i Premier League ka një kusht për Chelsea

Chelsea ka gati 60 milionë paund për Anthony Gordon, sulmuesin e Evertonit. 21-vjeçari luan si sulmues i majtë dhe bën pjesë në kombëtaren U21 të Anglisë (4 ndeshje dhe 3 gola), ndërkohë që sezonin e fundit realizoi katër gola në Premier League.

Klubi nga Liverpooli është gati ta lërë të lirë lojtarin anglez, por dëshiron të përfshijë Armando Brojënh ose Conor Gallagher në huazim si pjesë të marrëveshjes për të nënshkruar me Anthony Gordon.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare vlerësohet shumë nga Franck Lampard. Trajneri i Evertonit ishte ai që i dhuroi 20-vjeçarit debutimin në Premier League me Chelsea më 8 mars të vitit 2020, pikërisht në sfidën e fituar 4-0 ndaj Evertonit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency