MotoGP

Ducati prezanton motorin e ri, Dovizioso dhe Lorenzo rritin pretendimet

E karikuar me energji pozitive, skuadra e Ducatit ka prezantuar motorin e ri “Desmosedici Gp”, me të cilin Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo do të shkelin asfaltin në këtë sezon të ri të Botërorit në Moto Gran Prix. Piloti roman Andrea Dovizioso, nënkampion i botës në fuqi, e pret me optimizëm sezonin e ri, duke ngritur stekën e pretendimeve.

“Bashkë me skuadrën kemi përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm edicionin e shkuar.  Çdo gjë rezultoi të ishte shumë e bukur, nga mënyra si arritëm rezultatet dhe si arritëm të emociononim tifozët tanë. Për më tepër, suksesi me Ducatin është një kënaqësi më vete. Puna jonë e madhe u shpërblye. Tashmë është normale të synojmë diçka më shumë, ndaj objektivi këtë herë është pikërisht fitimi i titullit kampion.

Nga ana tjetër, spanjolli Jorge Lorenzo deklaron se ai i shkuari nuk ishte ndër sezonet më të lehtë, por pozitiv është fakti se është rritur në aspeketin professional, duke qenë gati për të sfiduar veten dhe të tjerët gjatë 2018-ës.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency