Formula 1

Dueli brenda skuadrës, Leclerc ka një këshillë për Sainz

Rezultatet zhgënjyese të Charles Leclerc në javët e fundit, kombinuar me triumfin e Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Silverstone, kanë ndezur ambiciet e pilotit spanjoll për të qenë ai protagonisti numër 1 te Ferrari. Diçka e tillë u vu re edhe në garën Sprint të së shtunës në Austri, teksa Leclerc iu desh shumë mund për t’i marrë vendin e dytë shokut të skuadrës.

Nga dueli brenda Ferrarit, ai që përfitoi ishte Max Verstappen që fitoi me lehtësi garën e shkurtër. Por, për garën e së dielës, Leclerc kërkon të evitojë shkëndijat brenda skuadrës dhe shprehet se dy pilotët e kokëkuqjes nuk duhet të luftojnë ashpër pasi i vetmi që përfiton është Red Bulli i Verstappen.

“Ka për të qenë një garë e gjatë dhe menaxhimi i gomave do të marrë shumë rëndësi. Pikerisht për këtë arsye, besoj se nuk mund t’ia lejojmë vetes një duel aq të nxehtë brenda skuadrës. Ne humbëm kohë dhe Max e menaxhoi shumë mire ritmin. Megjithatë, u duk sikur u përmirësuam nga fundi, por nuk e di nëse do të mjaftojë për garën e së dielës”, u shpreh Leclerc. Kujtojmë se garën në pistën Spielberg të Austrisë mund ta ndiqni në RTSH nëpërmjet platformës Digitalb.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency