Boks

Dueli i pritshëm mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder kthehet në telenovelë

Është e vështirë të mbahet mend data e vendosur për zhvillimin e duelit mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder. Të dy kampionët e peshave të rënda pritej që të ngjiteshin në të njëjtin ring këtë vit, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Promotori i Wilder, Shelly Finkel, ka zbuluar se ata boksieri i tij do të përballet me Luis Ortiz dhe Adam Kownacki, nëse e mposht Dominic Breazeale më 18 maj, ndërsa promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka bërë të ditur se ata do ta shtyjnë edhe për dy vite meçin.

“Unë janë në dijeni se Luis Ortizit i është premtuar një meç me Wilderin, e di edhe që Adam Kownackit i është premtuar një meç me Wilderin”, – tha fillimisht promotori i kampionit anglez. – “Kështu, ne nuk jemi duke folur për vitin 2020. Dueli mund të zhvillohet në vitin 2021, atëherë kur Wilder të jetë i gatshëm.”

“Janë gjepura se Joshua nuk dëshiron të ndeshet me Wilderin apo i frikësohet. Ju duhet të pyesni agjentët e të dy boksierëve,” – shtoi më tej Hearn (promoteri i Joshuas).

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency