Futboll

Duka: Në Asamble do të kërkoj shtyrjen e zgjedhjeve!

Presidenti i FSHF, Armand Duka do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve për president dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF, që do të mbahet më datë 2 mars. Numëri 1 i futbollit në Shqipëri, merr shkak dhe nga situata e rënduar kohët e fundit që kanë shoqëruar zgjedhjet për kreun e ri të FSHF, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se gjatë mbajtjes së Asamblesë ai do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi votimi, për t’i dhënë kohë palëve për një një proces të rregullt statutor dhe të gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit. Në postimin e kreut të FSHF, lexohet si më poshtë:
Të nderuar miq,
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.
Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër.
Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.
Armand Duka

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency