Euro 2024

Duka shfaqet me Rejën pas shortit: Euro 2024 është një objektiv real, jemi në shënjestrën e Moldavisë!

Presidenti i FSHF, Armando Duka foli në SuperSport pas shortit të Euro 2024 në Frankfurt të Gjermanisë, ku theksoi se kualifikimi është një objektiv real megjithatë shtoi se skuadra duhet ta tregojë në fushë veten pasi në të kundërt, duke menduar se është një grup i lehtë, mund të bëjnë keq.

Çfarë mendon për shorti? “Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024”.

Jeni përkrah trajnerit, cila do të jetë e ardhmja e Rejës- “Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë.

Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje”.

Kujt i druhesh më shumë? Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria”.

Fitoret 1 milionë euro? “Grupi me pësë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Duka.

Grupi i Shqipërisë:

Grupi E: Polonia, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency