Duka vazhdon normalisht si president i FSHF, Gjykata e Tiranës heq masën e pezullimit
Armando Duka mund të vijojë të ushtrojë normalisht detyrën e presidentit të FSHF, teksa Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit për të. Duka u rizgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF në Asamblenë Zgjedhore të datës 15 mars, ndërsa tashmë pas këtij vendimi të Gjykatës mund t’i kushtohet plotësisht detyrës.
Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës, po ashtu ka shfuqizuar masën e pezullimit edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun, teksa është lënë në fuqi masa e pezullimit për anëtarin tjetër të FSHF-së, Ardian Haçi.



