Kategoria Superiore

Duro: Dënimi mund të na penalizojë por shikojmë përpara

Shpëtim Duro kundër të shkuarës. Trajneri i Flamurtarit viziton të dielën stadiumin “Selman Stërmasi” me skuadrën kuqezi që kërkon të ruajë vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm për të mos e humbur hapin europian. Fitorja ndaj Kamzës e ka rritur moralin e ekipit vlonjat por kjo fundjavë do të heqë shumë pikëpyetje rreth forcës së vërtetë të kësaj skuadre. Ai eviton të përgjigjet gjatë për vendimin e disiplinës që e dënoi fushën e Flamurtarit me 4 ndeshje pa tifozë, duke u përqëndruar te situata në skuadrën e tij edhe pse nuk ngurron të shkëpusë disa fjali.

“Dy ditë para ndeshjes nuk është pozitiv ky dënim. Këtu po bëj vitin dhe tani u mësuam me dënime të tilla të njëpasnjëshme. Kam besim se do t’ia dalim si sezonin e kaluar”.

Një ndeshje e veçantë për Duron ajo ndaj Partizanit dhe trajneri kryeqytetas e pranon që do të jetë një sfidë që përçon kujtime edhe pse mbetet i përqëndruar maksimalisht te ecuria e Flamurtarit.

Skuadra është e plotë dhe gjendja fizike optimale, Duro shpreson që ekipi të japë gjithçka në fushën e blertë. Deri në këtë pikë të sezonit, Flamurtari ka arritur të bindë në ndeshjet jashtë fushës dhe trajneri shpreson që ky trend të vazhdojë.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency