Kategoria Superiore

Duro: E merituam fitoren, në janar pres përforcime

Shpëtim Duro duket mjaft i lumtur dhe i kënaqur me takimin e sotëm, si me 3 pikët, ashtu edhe me lojën e treguar nga skuadra e tij, ndërsa vlerëson edhe kundërshtarin.

“Më vjen mirë që fituam sepse e kërkuam golin për 90 minuta dhe mendoj se merituam gjithçka. Kamza luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje dhe nuk ishte e lehtë të shënoje, por rëndësi ka që ia dolëm të rikthehemi te fitorja, pas 3 javësh”, tha Duro.

Ndonëse Flamurtari ndodhet në vendin e 3-të, në ndjekje të skuadrave kryesuese, Duro qëndron me këmbë në tokë dhe thotë se është ende herët për të përcaktuar se sa larg mund të shkojë ky ekip. Trajneri i vlonjatëve nuk e fsheh nevojën për afrimin e 1 ose 2 futbollistëve, të aftë që të bëjnë diferencën.

“Nuk mund të them se do të rivalizojmë me 3 skuadrat pretendente, që janë Skënderbeu, Partizani, dhe Kukësi, pro ajo që ka rëndësi, është se sivjet kemi një Flamurtar tjetër. Të shohim në merkaton e janarit, ndoshta me ndonjë korrigjim të mirë që mund të bëjmë, ndoshta mund të kërkojmë edhe më shumë”, tha trajneri i vlonjatëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency