Kategoria Superiore

Duro, i bindur: Ishte gol, topi gjysmë metri brenda

I zhgënjyer për mungesën e fitorës, por i bindur se skuadra e tij meritonte më tepër se një pikë në një stadium pa tifozë. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, mendon se formacioni i tij duhej të fitonte, edhe pse mungonte në formacionin titullar një ndër sulmuesit më të mirë të Superiores.

Edhe pa Bushicin duhet ta fitonim ndeshjen. Ai është pika e referimit dhe sigurisht që mungesa e tij nga minuta e parë ka patur ndikim. Nuk ka skuadër në Superiore që mund ta mundësh lehtësisht. Kampionati është i ekulibruar. Spektatorët duhet të ishin arma plus për ne.

Do të donte ta shmangte një opinion për gjyqtarët, por kur bëhet fjalë për një top që mund ta ketë kaluar vijën fatale, Duro nuk mund të qëndrojë pasiv.

S’doja të flisja për gjykimin, por mendoj se topi e kishte kaluar vijën fatale. Lojtari që largoi topin ështe gjysmë metri brenda. Teuta është e fortë, e ka nisur si pretendente sezonin. Ky kampionat është shumë i ekulibruar dhe asnjë rezultat nuk është surprizë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency