Kategoria Superiore

Duro: Javë e komplikuar, duhet të kënaqemi me barazimin

Kamza kaloi një javë të komplikuar ,e ndikuar nga humbjet e njëpasnjëshme, por arriti të marrë një barazim në sfidën ndaj Tiranës, që për mënyrën se si shkoi loja, la të kënaqur trajnerin Klodian Duro, gjë që ky i fundit e pranoi në emisionin “Gol pas Goli”, në Supersport.

Nuk luani për barazim, por sot morët një pikë që vlen…
Ashtu siç erdhi ndeshja, ku sërish pësuam gol shumë lehtë, duhet të pranojmë këtë rezultat dhe të kënaqemi me këtë pikë që morëm.

U përballët me pezullime, pas humbjes në Korçë. A ishte e vështirë të përgatisnit këtë ndeshje?
Normalisht që presidenti ka të drejtën e tij të marrë masa dhe të kërkojë llogari, ndërsa unë bëra maksimumin, që të gjithë të stërviteshim bashkë, pasi si humbja, ashtu edhe fitorja, vijnë nga grupi dhe nuk janë përgjegjësi e individëve të caktuar. Gjithsesi, duhet pranuar se nuk ishte e lehtë të përgatisje këtë ndeshje, pasi kishim përveç pezullimeve, edhe disa të dëmtuar.

Mendoni se te skuadra po peshon edhe ana psikologjike, pasi po luani mirë, por ju mungojnë rezultatet?
Sigurisht që edhe ajo ndikon. Ne luajtëm për at fituar ndeshjen dhe mund t’ia kishim dalë në pjesën e parë. Luajtëm keq vetëm pak në fillim të pjesës së dytë dhe menjëherë sapo morëm kontrollin e lojës, pësuam një gol shumë të lehtë, që mua më lë një shije të hidhur. Megjithatë duhet të përgëzoj lojtarët, që arritën të rikthehen në lojë dhe të marrin barazimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency