Lajme

Duro: Jemi nën presion prej objektivave, na penalizon fusha

Ecuria e dobët e Kukësit në javët e fundit shqetëson jashtë mase trajnerin Shpëtim Duro i cili pret reagimin e skuadrës së tij në ndeshjen e rradhës ndaj Luftëtarit.

GJENDJA – Jemi në një situatë jo pozitive, në krizë rezultatesh, ashtu edhe si shumë skuadra që po kalojnë një situatë të tillë. Kemi faktorë si dëmtime, kartona, sëmundje, ashtu siç na ndodhën para Skënderbeut.

NDAJ LUFTËTARIT – Është detyrim fitorja me Luftëtarin, edhe pse sigurisht që nuk do jetë e lehtë. Ne nuk jemi stabilizuar ende me një fushë tonën, nuk e dimë se ku do të luajmë. Në këtë situatë do të luajmë në Lushnjë, janë vështirësi që nuk i ka asnjë skuadër tjetër, terren jo pozitiv. Por është i pashmangshëm, nuk ka justifikim. Kemi një ndeshje jo të lehtë prej këtyre faktorëve, por jam i bindur se skuadra do të reagojë dhe do të fitojë.

PRESION – Ekipi i Kukësit është një skuadër që pretendon për lart, dhe jemi nën presion. Kjo është diçka logjike, edhe presioni vjen nga këto objektiva, por duhet të dalim nga kjo situatë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency