Kategoria Superiore

Duro: Kukësit nuk do t’i anulohej ai gol, i kanaqur me pikën

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u shfaq deri diku i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës ndaj kampiomëve në fuqi, me të cilët ishte një sfidë direkte për vendin e dytë.

“Kukësi e kishte bazuar lojën në kundërsulm dhe shënoi me një goditje standard. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Barazimi ndaj skuadrës kampione është rezultat i kënaqshëm. Më pëlqeu sidomos reagimi i ekipit pas disavantazhit. Goli i shënuar nga Flamurtari në kohën shtesë, nëse do të realizohej nga Kukësi në Kukës, as që do të diskutohej për t’u anuluar.”

Gjithsesi, Duro nuk fokusohet gjatë te ky episod, duke lënë të kuptohet që është shumë i diskutueshëm, por te një seri vendimesh të tjera që e kanë penalizuar Flamurtarin.

Nuk është momenti i anulimit të golit ai për të cilin ne reagojmë. Janë vendimet e tjera të arbitrave, dënimi i tifozëve dhe shumë vendime të tjera. Dua të theksoj se Skënderbeu është ende një nivel më lartë se skuadrat e tjera, por unë jam i kënaqur me klasifikimin dhe lojën e skuadrës, sepse jam i bindur se meritonim më shumë pikë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency